Flash News

E-TJERA

111-vjetori i Kongresit të Dibrës, Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: Patriotizmi më i madh, mbajtja e të rinjve në trojet tona

 

111-vjetori i Kongresit të Dibrës, Meta i jep titullin
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një event të organizuar në 111-vjetorin e “Kongresit të Dibrës”, në Venec të Dibrës së Madhe.

Kreu i lartë i shtetit ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Komunën e Dibrës së Madhe me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për rolin dhe kontributin historik në organizimin e veprimtarive me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Njësi administrative që mban gjallë ndjenjën kombëtare dhe ruan lidhjet me bashkësinë tradicionale dibrane në Tiranë”.

Ndërkaq, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Meta vlerësoi Teodor Jovan Dibranin (pas vdekjes) me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij për çështjen kombëtare shqiptare”.

Në një reagim pas ceremonisë në akademinë solemne, Meta ka cilësuar si sfidën më të madhe sot rikthimin e patriotizmit, mbajtjen e të rinjve në trojet shqiptare dhe edukimin e tyre me vlerat e mira kombëtare.  

“T'ju rikthejmë shpresën dhe t'ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre”, shkruan Presidenti, duke shprehur bindjen e plotë se do t’ja dalim pasi s’ka rrugë tjetër.

Pjesë e aktivitetit të sotëm ka qenë edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka, por edhe autoritete qendrore e vendore, klerikë, historianë e përfaqësues nga diaspora shqiptare. 

Mesazhi i presidentit Meta:

Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

T'ju rikthejmë shpresën dhe t'ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.

Do t'ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër.

111-vjetori i Kongresit të Dibrës, Meta i jep titullin

Të fundit