Flash News

E-TJERA

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët festojnë me krenari edhe në Athinë

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët festojnë me krenari

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë ka kaluar kufijtë dhe po kremtohet kudo ku jetojnë shqiptarë. Në kryeqytetin grek, Athinë, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qytetit për të festuar 28 Nëntorin, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe duke kënduar e vallëzuar këngë tradicionale.

Sheshi Sintagma, një prej pikave më të rëndësishme të Athinës, u mbush nga shqiptarët që festuan këtë ditë historike me emocione të forta, ndërsa forcat policore greke ishin të pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve dhe shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Shqipëria shënon sot 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ngjarje madhore që i dha fund sundimit osman dhe që vendosi themelet e shtetit sovran shqiptar. Në këtë datë historike të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në qytetin e Vlorës, duke shpallur Shqipërinë të pavarur dhe duke i dërguar aktin e pavarësisë gjashtë Fuqive të Mëdha të kohës.

Në Kongresin e Vlorës, i cili u zhvillua më 28 Nëntor 1912, morën pjesë 83 delegatë nga trevat shqiptare, ndërsa 40 prej tyre firmosën Aktin e Pavarësisë. Kjo datë mbetet një moment kulmor në historinë e kombit shqiptar dhe simbolizon aspiratën për liri, unitet dhe sovranitet.

Festimet për Ditën e Pavarësisë janë një dëshmi e krenarisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Gëzuar 28 Nëntorin!

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët festojnë me krenari112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët festojnë me krenari

Të fundit