Flash News

E-TJERA

119 kg kokainë në kontejnerin e bananeve/ Pranga agjentit doganor dhe inspektorit të AKU-së

119 kg kokainë në kontejnerin e bananeve/ Pranga agjentit doganor dhe
Foto Ilustruese

Janë vënë në pranga dy persona për ngarkesën me 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin me banane.

Julian Merhori, agjent doganier, dhe Bujar Qurku, inspektor pranë AKU-së, janë arrestuar si të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë që dje, policia e Tiranës ka shoqëruar disa të dyshuar dhe ka marrë në pyetje 9 punonjës të skanerit në Portin e Durrësit, agjentë doganorë dhe inspektore të AKU-së.

Shoqërimi i tyre erdhi pas publikimit të fotos ku qartazi skaneri e kishte nxjerrë ngarkesën me banane të pastër dhe pa prezencë kokaine. Sasia me 119 kg kokainë në kontejnerin e bananeve u sekuestrua më 30 dhjetor në një magazinë në Vaqarr.

Të fundit