Flash News

E-TJERA

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Tiranës rikthen në burg Marson Muratajn

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Tiranës rikthen

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rikthyer në burg Marson Murataj, i njohur si menaxheri i 'Zico SHA', kompanisë së bananeve në të cilën u gjetën disa javë më parë në Vaqarr 119 kg kokainë.

Në 5 02 2022 ,gjykata e shkallës së parë caktoi ndaj tij ‘arrest shtëpie’, por pas ankimimit të prokurorisë, Apeli sot e ka rikthyer atë sërish në qeli. 

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim M.M dhe vendosjen ndaj tij të masës së sigurimit të “Arrestit në burg”.

Gjithashtu rezulton se kanë ushtruar ankim dhe personat nën hetim me iniciale M.M, G.K dhe H.S”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Si ndodhi ngjarja?

Në datë 28 dhjetor 2021 në orën 18.30 shoferi Hasan Saliaj ka shkuar me kamionin me targa AA126 RE në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane që kishte ardhur nga Ekuadori në portin Gioa Tauro në Itali me destinacion final ambientet e kompanisë Zico në Vaqarr.

Ai pretendon se në Romanat 4 persona të maskuar i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre i ka thënë: ”Jemi shteti, hap krahun”. Shoferi thotë se ky person hyri në kabinën e kamionit dhe e kërcënoi “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Ndërsa 3 persona të tjerë për 30 minuta kanë kontrolluar kamionin, duke e kthyer përmbys, por janë larguar pa marrë asgjë.

Por në vend që ta raportonte ngjarjen, pikëpyetje e madhe është që shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma. Për ti ardhur në ndihmë, në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliaj e ka çuar kamionin në kompani. Arsyet se përse nuk ka treguar çfarë kishte ndodhur dhe informoi një ditë më vonë.

Kur polici ndërhyri, zbuloi se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme të tyre, 100 pako me lëndë narkotike kokainë. Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori, në Italia autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbcja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri, deri në ambientet e kompanisë Zico, ku dhe u zbulua droga.

Të fundit