Flash News

E-TJERA

119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, ndalohet dy agjentë të AKU-së dhe doganës në Durrës

119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, ndalohet

Ndalohen dy punonjës, njëri agjent i AKU-së dhe tjetri i doganës në Durrës, disa ditë pas sekuestrimit të 119 kg kokaine në një kontejnerin me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë.

Sipas Report tv, dy punonjësit dyshohen për shpërdorim detyre dhe mos ndjekjen e procedurave standarde të kontrollit të kontejnerin me banane e kokainë.

Identiteti i tyre nuk dihet ende dhe as dëshmia që kanë dhënë mëngjesin e sotme në Prokurorinë e Tiranës.  

Kujtojmë se kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit e kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër e kësisoj ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës.

Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Sipas shoferit të kontejnerit ata e kanë thënë që të mos hapë gojën duke e kërcënuar me familje.

Për këtë ngjarje përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë.  Megjithatë Gjykata ka lënë në burg administratorin e firmës Zico Sh A  Marson Murataj që merret me import eksport të bananeve dhe dy shoferët e kontejnerit Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu.         

Të fundit