Flash News

E-TJERA

12 viktima nga Covid-19, rritet numri i infeksioneve dhe shtrimeve në spitale

12 viktima nga Covid-19, rritet numri i infeksioneve dhe shtrimeve në
Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 12 humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë numri i infeksioneve ka ardhur sërish në rritje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3994 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë. Më shumë se 500 raste janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në bashkitë e tjera të vendit.

Në 24 orët e fundit, gjithashtu janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3994

Testime totale           410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara      55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

Të fundit