Flash News

E-TJERA

1.2 mln euro dëm shtetit, 'fatura' që zyrtarët shpërdoruan nga buxheti i Ministrisë së Financave

1.2 mln euro dëm shtetit, 'fatura' që zyrtarët

Arlind Gjokutaj, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, dhe dy drejtorët në varësi të ministrisë, Alban Ruli dhe Fatmir Hoxhaj, u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e mashtrimit dhe abuzimit me fonde.

Arrestimet vijnë pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Gjokutaj bashkë me dy drejtorët ndihmuan shtetaisn Ilir Thana që të merrte kompensimin për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Ajo çka vihet re në një vrojtim në ‘Open Spending Data’, transaksioni që ka bërë Ministria e Financave në periudhën kur ka ndodhur edhe abuzimi dhe shpërdorimi, është në shumën 48,434,227.00

Nga këto para, Gjokutaj dhe dy drejtorët kanë favorizuar Thanën me shumën 48.118.366 lekë, sipas verifikimeve të bëra nga Prokuroria.

Ilir Thana u shpërblye fillimisht nga Ministria e Financave për një magazinë dhe truall që kishte përvetësuar në 1991-n, sipas çmimeve të tregut, në vitin 2015. Në vitin 2022, edhe pse nuk kishte qenë asnjëherë pronar i magazinës dhe truallit, Thana u dëmshpërblye këtë herë sipas çmimeve të tregut 2022.

Përmbaruesi që bëri vlerësimin ishte Alban Ruli. Pasi Thana ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë për të tërhequr 260 mijë euro nga llogaria e tij bankare, banka ka vënë re se Thana ishte debitor dhe nuk mund të tërhiqte para.

këtë moment, banka ia kalon çështjen prokurorisë e cila në bazë të hetimeve arriti në ëprfundimin se për të favorizuar Thanën, Gjokutaj dhe dy drejtorët i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milionë euro.

Të fundit