Flash News

E-TJERA

12 orë bllokim, situatë alarmante nga trafiku në aksin Prrenjas-Elbasan

12 orë bllokim, situatë alarmante nga trafiku në aksin

Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në një nga episodet më të rënda të bllokimit rrugor .

 Mijëra automjete kanë mbetur të paralizuara për dhjetëra kilometra, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë izoluar në kushte tejet të vështira, përballë temperaturave nën zero dhe mungesës totale të lëvizjes.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga terreni, bllokimi masiv edhe pas orës 20.00 shtrihet nga Ura e Bushtricës në Qukës, në territorin e Bashkisë Prrenjas, deri në zonën e Fushë Labinotit në Elbasan.

Ky segment jetik i rrugës kombëtare është shndërruar në një “korridor të ngrirë”, me radhë të gjata automjetesh, kaos të plotë dhe drejtues mjetesh që presin prej orësh pa asnjë orientim apo zgjidhje.

 

Të fundit