Flash News

E-TJERA

12 vjet nga ’21 janari’, homazhe në bulevard për katër viktimat

12 vjet nga ’21 janari’, homazhe në bulevard për

Sot shënohen 12 vite nga tragjedisa e 21 janarit në vend, ku mbetën të vrarë katër qytetarë që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestë e organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Familjarët e katër viktimave kanë përkujtuar të afërmit e tyre. Homazhet u kryen në sheshin para kryeministrisë, aty ku protestuesit u qëlluan për vdekje. Krah familjarëve ishte I pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe ministra të kabinetit qeveritar.

Ata vendosën karafila në vendet ku humbi jetën çdonjëri prej protestuesve dhe më pas Rama me familjarët hyri në Kryeministri për një bashkëbisedim me ta. 

 

Të fundit