Flash News

E-TJERA

13 mijë të prekur vetem javën e parë të janarit, ISHP: Kur pritet të jetë ‘piku’ i epidemisë

13 mijë të prekur vetem javën e parë të janarit, ISHP:

Ndonëse raportohen 13 mijë raste të prekur vetem javën e parë të janarit, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të gripit në vend.

Artan Simaku, specialist i ISHP, deklaron për A2 CNN se në këtë periudhe gripi po mbizotëron në moshat më delikate, tek fëmijët dhe tek të moshuarit.

Specialistët u bëjnë thirrje veçanërisht prindërve të mbajnë kontakt me mjekun e familjes dhe mos të përdorin medikamente pa rekomandimin e tyre.

Në javët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik pret shtim të intesitetit të gripit dhe rritje të shtrimeve spitalore. Referuar viteve të kaluara, piku i epidemisë së gripit arrihet në fund të janarit, fillim të shkurtit.

Të fundit