Flash News

E-TJERA

13 qershori/ Imami: Komisioni Zgjedhor është i kapur nga Basha. Jemin Gjana, i njëanshëm

13 qershori/ Imami: Komisioni Zgjedhor është i kapur nga Basha. Jemin

Arben Imami, pjesë e grupit "Për PD" që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk i ka kursyer akuzat për Komisionin e Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor .

I ftuar në Report tv, Imami thotë se komisioni është i njëanshëm, i kapur nga Basha, duke shtuar se gara nuk është e hapur.

Ai shton se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve në 13 qershor ishte i nxituar dhe i paarsyetuar.

"Kjo garë nuk është  hapur dhe e ndershme. Sikundër ka një reagim të përgjithshëm, veprimi qe i njëanshëm dhe veprimi ishte një nxitim i pajustifikuar , i pamotivuar dhe i paarsyetuar dhe i marrë me një shpejtësi të madhe i argumentuar nga Basha si vendim i marrë nga sekretari i përgjithshëm dhe kjo e legjitimonte. Nëse kryetari i partisë është në kontakt me degët e partisë, konkurrentët e tij kanë nevojë për kohë për të filluar dhe vendosur kontakte.

Shkurtimi i kësaj kohe tregon se zotëria nuk kërkon që të gjitha palët të kenë një akses normal në zgjedhje. Përveç kohës, në parti pas një humbje të tillë duhen disa palë që të paraqiten, që të bëhen zgjedhje të pranueshme nuk duhet vetëm të shpallësh datën, por duhet edhe një komision zgjedhor që të jetë i paanshëm, dhe nuk ramë dakord me Jemin Gjanën, me të s'ka njërin botë që të bie dakord jo më unë.

Normalisht bëhen propozime dhe nuk mund të ketë zgjedhje të hapura dhe të pranueshme me një komision që është i Lulzim Bashës. Kryetari i komisionit para dy ditësh ka sulmuar dy anëtarë të grupit tonë publikisht. Pra është komision i njëanshëm. pra kryetar është një person pro Bashës dhe jo nuk shkon", tha Imami.

Ai shtoi se të enjten grupi "për PD" do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD.

Të fundit