Flash News

E-TJERA

13 qershori/ Lubonja: Basha nuk e lëshon, kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e kryesojë PD-në

13 qershori/ Lubonja: Basha nuk e lëshon, kërkon ta mbyllë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, ndërsa një ditë më parë Këshilli Kombëtar vendosi zgjedhjet për kryetarin e ri në 13 qershor.

Në një intervistë për ‘News 24’, Lubonja thotë se duhet një debat i hapur në PD dhe se nevojitet po ashtu strategji e qartë, për të mbrojtur votën.

Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë.

Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë. Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike. Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën.

Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja.

 

Të fundit