Flash News

E-TJERA

13-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion/ Arrestohet tutori dhe polici që u kap duke kryer marrëdhënie seksuale

13-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion/ Arrestohet tutori
Petraq Rako

Dy persona, 63 dhe 62-vjeç kanë abuzuar seksualisht dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur. 63-vjeçari është identifikuar si Petraq Rako dhe është punonjës policie në pikën kufitare Rips.

62-vjeçari, Stefan Koloi kishte përshtatur një ambient, ku shfrytëzonte 13-vjeçaren L.H., për prostitucion. Kryeinspektori ishte klient dhe është kapur nga policia në flagrancë.

Ngtjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Ishte Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që arrestoi kryeinspektorin dhe 62-vjeçarin, pas një hetimi një mujor.

"Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K", thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete, katër aparate celularë, një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe ka vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e shfrytëzimit për prostitucion.

Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale si “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Të fundit