Flash News

E-TJERA

130 milionë euro dëmi, Ylli Ndroqi kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive

130 milionë euro dëmi, Ylli Ndroqi kërkon heqjen e sekuestros

Biznesmeni dhe presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, ka kërkuar përmes avokatëve të tij heqjen e sekuestros së pasurive dhe një dëmshpërblim prej 130 milionë euro.

Avokatët Jordan dhe Enis Daci deklaruan se dëmi i sekuestros së cilës sipas tyre i ka përfunduar afati, llogaritet të arrijë në 130 milion euro.

“Çdo ditë që kalon nuk flitet për ligjshmëri por me vendime të cilat në themel nëse do të vijojnë të mbeten  kështu siç janë krejtësisht të paligjshme dhe nuk bëhet fjalë për të interpretuar ligjin por për një ligj që secili e intepreton sipas oreksit të vet”, tha avokati Jordan Daci.

Avokati Enis Daci paralajmëroi se çështja do të shkojë deri në arbitrazh.

“Sot që flasim pretendimi financiar për dëmin e shkaktuar nga kjo procedurë, ndaj Mimoza Ndroqit është të paktën 130 milion euro. Po e përsëris edhe njëherë: 130 milion euro. Çdo ditë që shtyhet në mënyrë ekstraligjore, do ti kushtojë taksapaguesve shqiptarë 18 mijë euro në ditë”, tha avokati.

Në qershor të vitit 2021 , SPAK vendosi të sekuestrojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij. Nga të dhënat e SPAK, rezultoi se Ndroqi nuk kishte justifikuar burimin e 3 milionë euro të ardhura.

Të fundit