Flash News

E-TJERA

130 € për ministren ‘teprojnë’, mbi 61 mije familje me ndihmë ekonomike nuk kapin dot as minimumin jetik

130 € për ministren ‘teprojnë’, mbi 61 mije familje

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi pak ditë më parë se një shqiptar i cili fiton 130-140 euro të ardhura në muaj, nuk konsiderohet i varfër.

Mjafton t’i hedhësh një sy ndihmës ekonomike me të cilën vetëm për vitin 2020 e përfituan 61.445 familje nga 147.497 familje përfituese që ishin në total në të gjithë vendin.

Një raport i Open Data, për shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe familjet përfituese në vitin 2020, tregon se maksimalisht një familje me ndihmë ekonomike në përbërje të së cilës janë 6 pjesëtarë, merr 7.689 lekë në muaj.

Çka do të thotë se një person jo vetëm që nuk merr minimalisht 130 ose 140 euro për të mos u përcaktuar i varfër sikurse deklaroi ministrja, por ndihma e tij qëndron në nivelin minimal të varfërisë absolute prej 1.9 dollarë në ditë për person.

130 € për ministren ‘teprojnë’, mbi 61 mije familje

Pra, mbi 16 mijë familje në vitin 2020 në Shqipëri nuk arrinin të siguronin dot as minimumin jetik.

Vetëm për vitin 2020, diferenca në lekë duke kaluar nga struktura më e vogël te struktura më e madhe familjare, deri në strukturën me 5 pjesëtar për familje, rritet mesatarisht me 982 lekë me shtimin e një anëtari në strukturën e familjes ose 8 euro për anëtar.

Ka një kontradiktë mes asaj që ministrja deklaroi dhe asaj që ka firmosur. Nëse Ibrahimaj presupozoi se një shqiptar me 130 apo 140 euro mund të kapërcejë varfërinë, një familje me ndihmë ekonomike me 7.689 lekë në muaj, i duhet të shtyjë muajin me 6 persona.

Të fundit