Flash News

E-TJERA

137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli i GJKKO lë në burg Gentian Malindin

137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli i GJKKO lë në burg Gentian

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Gentian Malindin, biznesmeni që dyshohet se ishte personi pritës i 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori në vitin 2019. Ngarkesa u kap në Portin e Durrësit e fshehur në 4 kontejnerë.

Malindi u dënua me 13 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri G.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri G.M. në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve””, njofton Apeli i GJKKO.

Të fundit