Flash News

E-TJERA

138 mld lekë dëm ekonomik, Meta: Korrupsioni, qëllim madhor i “Rilindjes”

138 mld lekë dëm ekonomik, Meta: Korrupsioni, qëllim madhor i

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike apo shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2022, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekësh lidhej me sektorin e Tatime-Doganave.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes” dhe se lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit, mund ta parandalojë falimentimin e Shqipërisë dhe rikthimin e shpresës tek të rinjtë.  

“Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin! Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”, shkruan Meta.

 

Të fundit