Flash News

E-TJERA

14 humbje jete nga Covid-19 në vend, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë

14 humbje jete nga Covid-19 në vend, rritet sërish numri i të
Foto ilustruese nga spitali Covid 1

14 viktima dhe 873 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton po ashtu se 537 persona janë shëruar, ndërsa aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan,

45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd,

19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe,

10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë,

6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës,

2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,  1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit