Flash News

E-TJERA

14 maji/ 5500 policë në gatishmëri, patrullat e trajnuara nga OSBE do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve

14 maji/ 5500 policë në gatishmëri,  patrullat e trajnuara nga

Teksa dhe 4 ditë na ndajnë zgjedhjet e 14 majit, policia është angazhuar që të ruaj rendin dhe qetësinë mes qytetarëve.

Plani i masave të policisë së shtetit përfshin angazhimin e 5500 policëve.

Ata do të kenë detyra për qëndrim në distancë pranë qendrave të votimit dhe KZAZ-ve për të shmangur çdo incident, dhe do të angazhohen për transportimin e materialeve zgjedhore.

Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ.

 Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, përmes një procedure të përcaktuar, policia do të bëjë shoqërimin e kutive të votimit drejt KZAZ-ve.

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Aty tashmë kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, për të cilat nuk është raportuar asnjë problematikë gjatë transportimit të tyre.

Zyrtarë të policisë së shtetit, thanë për report tv, se një pjesë e efektivëve të policisë do të angazhohen për zgjedhje larg vendit të tyre të punës, ndërsa në rastin e Tiranës kjo detyrë do ti besohet patrullës së përgjithshme.

Për shkak të angazhimit të policëve në zona të tjera, objektet e rëndësisë së veçantë shtetërore do të ruhen nga forcat Komando të ushtrisë, duke filluar nga dita e premte, deri të martën, kur konsiderohet i kryer procesi zgjedhor.

Angazhimi i policisë përfshin edhe periudhën e fushatës elektorale, të nisur që në 14 prill, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të tjera të partive politike.

Të fundit