Flash News

E-TJERA

14 maji, Bojaxhi: Në 10 vitet e fundit, situata në Shqipëri është e përkeqësuar

14 maji, Bojaxhi: Në 10 vitet e fundit, situata në Shqipëri

Ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi ka folur për situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Bojaxhi tha se fakti që shqiptarët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, tregon se elita politike ka dështuar në qeverisjen e vendit.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit në Shqipëri situata është e përkeqësuar.

Gjergji Bojaxhi: Padyshim fakti që shqiptarët ikin nga Shqipëria, tregon se elita ka dështuar për të qeverisur vendin. Ka dështuar në krijimin e oportuniteteve, ku gara është e drejtë.

Nuk mendoj që ka ndryshuar diçka, gjërat janë përkeqësuar në krahasim me 10 vjet më parë. Për shkak sepse qoftë edhe kandidatët që dalin, përfshirë edhe veten time, nuk ka asgjë që të pranosh se dështon. Qytetarët kanë dy zgjedhje, ose të zgjedhin të keqen më të vogël, ose të bëjnë atë që të vendosin kryqin tek fleta e votimit.

 

  

Të fundit