Flash News

E-TJERA

14 maji i gjen bashkitë me borxhe, Tirana me stokun më të lartë

14 maji i gjen bashkitë me borxhe, Tirana me stokun më të

Zgjedhjet lokale të 14 majit do t’i gjejnë bashkitë e vendit me 53 milionë euro stok total i detyrimeve të prapambetura.

Shifrat e fundit të Ministrisë së Financave për vitin 2022 përpunuar nga SCAN, tregojnë se do të jetë detyrë e kryebashkiakëve të rinj të shlyejnë dhe të minimizojnë borxhin e prapambetur të qeverisjes vendore.

Me borxin më të lartë të akumuluar është Bashkia e Tiranës, e cila numëron 10.5 milionë euro detyrime të prapambetura si një nga bashkkitë që tërheq projektet më të mëdha për investime.

E dyta vjen Bashkia e Tiranës, e cila mbart 7.4 milionë euro detyrime të prapambetura. Bashka e Vorës vijon me 3.6 milionë euro, e Dibrës me 3.5 milionë euro, Pogradeci me 2.5 milionë euro dhe Bashkia Kamëz me 1.9 milionë euro.

Njësitë e qeverisjes vendore më korrekte deri tani janë tre: Bashkia e Vlorës, SHkodrës dhe ajo e Kolonjës, të cilat kanë më pak detyrime të prapambetura.

Peshën më të madhe të detyrimeve e zënë investimet publike me afro 26 milionë euro.

Të fundit