Flash News

E-TJERA

"14 maji në Strasburg", Beleri: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do kandidoj sërish për bashkinë Himarë

"14 maji në Strasburg", Beleri: Do jap dorëheqjen si

Fredi Beleri shprehet se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë.

I ftuar në Euronews Albania Beleri u shpreh se nëse del i pafajshëm, kandidojë sërish për bashkinë Himarë dhe do japë dorëheqjen si eurodeputet. 

”Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë.

Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri.

Të fundit