Flash News

E-TJERA

14 maji, Yuri Kim thirrje institucioneve: Zbatoni ligjet në mënyrë të drejtë

14 maji, Yuri Kim thirrje institucioneve: Zbatoni ligjet në

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh në profiling e saj në Instagram për të gjithë votuesit shqiptarë.

Kim, bashkangjitur bexhit të saj si vëzhguese afatshkurtër, shkruan se qytetarët shqiptarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Kim i bën thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, shkruan Yuri Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit