Flash News

E-TJERA

14-vjeçari me pistoletë në Vlorë, babai: Pashë videon në telefon, njoftova mësuesit

14-vjeçari me pistoletë në Vlorë, babai: Pashë videon

Një 14-vjeçar u arrestua nga Policia për armëmbajtje pa leje në Vlorë.

Babai i të miturit, Bardhosh Toza tha për mediat se fillimisht i kishte parë të birit një video ku shfaqej me shokët në mal bashkë me pistoletën.

Ai tha se më pas ka njoftuar mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” , të cilët kanë njoftuar Policinë, duke vërtetuar se pistoleta nuk ishte lodër, por prej vërteti.

“Pashë një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” me një pistoletë, ky është një lajm i rremë. Informacionin policisë ia kam dhënë unë kur pashë videon e djalit tim me shokët në mal me pistoletë. Në shkollë qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok.

Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe. U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër.

Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh, këtu afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal, anë bërë video për tiktok, dhe më vonë e kanë fshehur. Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera.

Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.“, u shpreh ai.

 

Të fundit