Flash News

E-TJERA

140 mln euro mashtrim, gjykata e Tiranës lë të lirë kinezin e shumëkërkuar

140 mln euro mashtrim, gjykata e Tiranës lë të lirë kinezin

Gjykata e Rrethit Gjyqësore të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, për shtetasin kinez Liangbin Chen.

Gjykata ka urdhëruar që Chen të ruhet 24 orë nga policia. Kinezi u arrestua në korrik në aeroportin e Rinasit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kina për mashtrim me pasoja të rënda.

Vlera e mashtrimit për të cilën kërkohet nga autoritetet kineze shkon në 140 milionë euro.

 

Të fundit