Flash News

E-TJERA

142 të burgosur zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës

142 të burgosur zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës

Plot 142 të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar mëngjesin e së shtunës drejt institucioneve të tjera penitenciare në vend. Zhvendosja u krye në kuadër të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për shkak të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e godinës.

Operacioni i transferimit u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e forcave operacionale të burgjeve dhe përdorimin e auto-burgjeve të lëvizura në autokolonë.

Sipas njoftimit zyrtar, 85 prej të burgosurve janë sistemuar në burgun e Peqinit, ndërsa 57 të tjerët janë dërguar në institucionin penitenciar të Durrësit.

 

Të fundit