Flash News

E-TJERA

1435 ha të përmbytura, uji arrin në një metër në Obot. Si paraqitet situata në Shkodër

1435 ha të përmbytura, uji arrin në një metër në

1435 hekatrë tokë vijon të jetë e përmbytur në Shkodër. Bashkia ka dalë me një njoftim ku bën me dije se situate problematike është në fshtarat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Rruga e Obotit ka prezencë uji deri në një metër dhe është e kalueshme vetëm nga mjetet e ushtrisë. Ndërsa ujësjellësit Oblika 1 dhe 2 vijojnë të jenë jashtë funksionit.

Autoritetet vendore kanë evakuuar 70 persona.

Njoftimi i bashkisë:

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona)

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

 

Të fundit