Flash News

E-TJERA

15 dhjetor 2010/ Çfarë ka ndryshuar 10 vjet nga udhëtimi i parë i shqiptarëve pa viza drejt Europës

15 dhjetor 2010/ Çfarë ka ndryshuar 10 vjet nga udhëtimi i
Foto nga udhëtimi i parë i lirë drejt Evropës; Basha me të rinjtë

15 dhjetor 2020 shënon 10 vjetorin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me 27 vendet e zonës Shengen.

Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të BE, më 8 dhjetor të vitit 2010, miratuan vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, i cili do të hynte në fuqi me 15 dhjetor.

Ngjarja ishte e një rëndësie të madhe për shqiptarët. Për herë të parë, 50 të rinj dhe të reja bashkë me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha, ishin shqiptarët e parë që udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Brukselit.

Vetëm me pasaportat e tyre biometrike në duar ata bënë check-in në aeroportin e Rinasit pa patur nevojë për asnjë lloj vize dhe me një avion të linjës Tiranë-Bruksel udhëtuan drejt kryeqendrës së BE-së, në një udhëtimi prej gati 2 orësh.

50 të rinjtë shqiptarë vizituan edhe ambientet e Komisionit Europian, ku në çdo takim që patën me zyrtarët e lartë të Brukselit morën garancitë nga ata se Shqipëria, vendi i tyre, ishte në rrugë të drejtë për marrjen e statusit kandidat, pavarësisht se vetëm 20 ditë më pas ëndrrat pësuan një thyerje të fortë për shkak të protestave të 21 Janarit 2011.

Por çfarë ka ndryshuar sot 10 vjet më pas?

E vetmja gjë ndryshe 10 vjet më pas, është thyerja e besimit të qytetarëve shqiptarë. Mund të themi se ka mbetur shumë pak nga ajo magji e lëvizjes së lirë që mund ta ndjeje në ajër.

Shqipëria vijon ende të zvarritet, 1 hap para-2 hapa pas, në përpjekjet e saj për anëtarësim si pasojë e luftës politike dhe mungesës së konsensusit mes krerëve të partiak, duke kthyer shijen e dimensionit të lirisë së lëvizjes, në shpresën e fundit për të ikur një orë e më parë nga vendi.

Disa muaj pas protestave politike të opozitës, tashmë kemi një marshim-protestë e cila, nisi nga vrasja e një të riu nga policia, por prej 6-ditësh tashmë po tenton të derdh gotën e mbushur me zemërim, zhgënjim dhe mëllef të qytetarëve shqiptar, për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të politikës shqiptare.

Të fundit