Flash News

E-TJERA

1.5 mln $ dëm shtetit me puset e naftës, Apeli nxjerr nga qelia ish-drejtorin e hidrokarbureve në AKBN

1.5 mln $ dëm shtetit me puset e naftës, Apeli nxjerr nga qelia

Klodian Gradeci, ish-drejtori i Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit vendosi sot të ndryshojë masën e sigurisë për Gradecin, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Gradeci u arrestua më 27 tetor në Rinas pasi vinte nga Turqia, ndërsa në Shqipëri po kërkohej për abuzimin miliona dollarësh me puset e naftës.

Kompania Phoenix Petroleum i shkaktoi një dëm miliona dollarësh shtetit ndihmuar dhe nga zyrtarët e AKBN që e ‘mbulonin’ skandalin dhe abuzimin me puset e naftës. Kompania kishte detyrim të kryente investime që nuk i bëri kurrë, por tek AKBN paraqiti tetë fatura të falsifikuara. Pikërisht kjo e fundit, me në krye Klodian Gradecin kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e kryera nga kompania. Po ashtu dy inspektorë tatimesh kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin. Fillimisht tek AKBN u arrestuan 5 zyrtarë kurse një tjetër u la në arrest shtëpie. Totali i dëmit dyshohet të ketë kapur vlerën e 1.5 milionë dollarëve.

Të fundit