Flash News

E-TJERA

150 euro për provim, shpallet në kërkim rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

150 euro për provim, shpallet në kërkim rektorja e universitetit

Suzana Golemi, rektore e Univesrsitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit se favorizonte studentët nëpërmjet shumave monetare.

Policia njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për D. L., 36 vjeçe, pedagoge e universitetit.

“Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që mund të hasin në vijim, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112”, njofton policia”, njofton policia.

Golemi dhe pedagogja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” merrnin nga 150 euro për provim për të kaluar studentët. Emisioni “Stop” i cili përcolli denoncimin, tregoi se nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë.

Ata që kishin mundësi ekonomike jepnin deri në 150 euro minimalisht për të martrë provimin. Rektorja dhe pedagogia pasi merrnin lekëtr “ndihmonin” studentët të kalonin.

Të fundit