Flash News

E-TJERA

16 orë nga zjarri në qendrën tregtare, ende nuk është gjetur punonjësi i sigurisë

16 orë nga zjarri në qendrën tregtare, ende nuk është
Foto ilustruese

Vijon prej më shumë se 16 orësh, zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ndërkohë që zjarrfikësit nuk kanë mundur ende të shuajnë flakët në katin e nëndheshëm.

Zjarrëfikësit ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjegjësin e sigurisë Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar brenda magazinës.

33-vjeçari mundi të shpëtonte shumë persona, por vetë nuk arriti të dilte. Për shkak të shtëllungave të dendura të tymit, është e vështirë që të ndërhyhet.

Ambienti ku ka rënë zjarri ku ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Flakët rrezikojnë edhekatin e parë të ndërtesës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, por mbetet për tu parë nga rezultatet e hetimit që do të dalin në vijim.

Familjarët e të riut kanë hedhur dhe akuza ndaj punonjësve të zjarrfikëses, pasi sipas tyre nuk kanë bërë punën e duhur.

Të fundit