Flash News

E-TJERA

17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës! Ceremoni përkujtimore dhe homazhe tek 'Ushtari i Panjohur'

17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës! Ceremoni
Në foto: Tirana 1944

17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste në 1944. Trupat e brigadës së parë sulmuese çliruan kryeqytetin nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra.

Çlirimi i Tiranës kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi i hapi rrugën Çlirimit të plotë të Shqipërisë, ndërsa forcat gjermane duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.

Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lë­vizën drejt Vorës për në Shkodër.  Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Për të kujtuar këtë datë historike bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet përkujtimor tek Ushtari i Panjohur, ku dhe po zhvillohen homazhe për ata që kanë sakrifikuar jetën për liri.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, zv.kryeministri Erion Braçe, Vasilika Hysi, por edhe përfaqësues të tjerë socialist, të cilët kanë përkujtuar të rënët për liri.

Për homazhe te "Ushtari i Panjohur" ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh se: “Çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm se i la një legjitimitet luftës antifashiste dhe kontributit të popullit shqiptar në nivele ndërkombëtare.”

Ndërkaq, homazhet nuk kanë munguar as nga ithtarët e Enver Hoxhës, tashmë veteranë të luftës antifashiste. Me pankarta në duar dhe portretin e diktatorit Enver Hoxha, ata mbajtën homazhe në mënyrën e tyre pranë "Ushtarit të panjohur".

17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës! Ceremoni
Qytetarë homazhe te "Ushtari i panjohur"
17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës! Ceremoni
Veliaj mban fjalen në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës

Të fundit