Flash News

E-TJERA

17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete

17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një

Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.

Njoftimi:

???????? Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

???? 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

• 8 të dehur në timon

• 3 pa leje drejtimi

• 1 nën ndikim narkotikësh

• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi

• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit

• 2 për korupsion aktiv

• 1 për trafikim mjetesh

???? Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj

• 522 për tejkalim shpejtësie

• 404 për parakalim të gabuar

• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit

• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit

• 516 për mosvendosje të kaskës

• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve

• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”

• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve

• 8495 për qëndrim të gabuar

• 839 për masa të tjera

???? 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

???? Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim

• 34 për detyrime të palikuiduara

• 1 për mungesë dokumentacioni

• 12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!

 

Të fundit