Flash News

E-TJERA

17-vjeçari humbi jetën, 3 u plagosën/ Del ekspertiza e aksidentit në Poliçan: Adoleshentët ishin të dehur

17-vjeçari humbi jetën, 3 u plagosën/ Del ekspertiza e

Ka dalë ekspertiza e aksidentit të rëndë që ndodhi disa ditë më parë në fshatin Plirëz në Poliçan, ku humbi jetën një 17-vjeçar, u plagos vëllai i tij dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeç.

Sipas ekspertizës, mjeti tip “Alfa Romeo” i drejtuar nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit dhe ka rënë më pas në rrugën e poshtme, në oborrin e një banese të zonës.

Sipas kqyrjes në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja të frenimit nga ana e 15-vjeçarit. Po ashtu në mjetin “Alfa Romeo” janë gjetur një sasi e konsiderueshme shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera rezulton se të katërt adoleshentët ishin të dehur.

Nga aksidenti mbeti i vdekur Afisaldo Zylyftari, vëllai i 15-vjeçarit që drejtonte mjetin, ndërsa u plagos vetë ai dhe dy shoqet e tij, 14 dhe 16 vjeç.

Të fundit