Flash News

E-TJERA

17-vjeçari plagos me thikë dy persona pas një sherri në Korçë

17-vjeçari plagos me thikë dy persona pas një sherri në

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës këtë të premte.

I mituri ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë pas një konflikti të çastit.

Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit