Flash News

E-TJERA

17-vjeçarja vret nënën në Itali, pranon krimin pas arrestimit

17-vjeçarja vret nënën në Itali, pranon krimin pas

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.

Sipas mediave italiane, viktima është 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore.

Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj, ndërsa vajza e mitur pranoi krimin e rëndë pas arrestimit dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Mësohet se vrasja ka ndodhur pas një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

 

 

Të fundit