Flash News

E-TJERA

1736 policë i nënshtrohen testit të drogës, sa kanë rezultuar përdorues

1736 policë i nënshtrohen testit të drogës, sa kanë

45 punonjës policie kanë rezultuar përdorues droge nga 1736 që i janë nështruar ekzaminimit. Ata do të bëjnë një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Kështu bën me dije Policia e Shtetit, ndërsa shton se për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Gjithashtu tregon se është përjashtuar nga radhët e policisë një efektiv për shkelje të rënda disiplinore.

“Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Ēshtë përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit