Flash News

E-TJERA

"18 dhjetori bie automatikisht", Kulluri: Basha është në gjendje të vështirë psikologjike!

"18 dhjetori bie automatikisht", Kulluri: Basha është

Demokrati Edvin Kulluri, i cili ka konfirmuar se do të garojë për drejtimin e PD ka folur për përplasjet në selinë blu. Ai tha se në rast se në Kuvendin e datës 11 dhjetor do të marrin pjesë më shumë se 50% e delegatëve, atëherë Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha e humb legjitimitetin e tij për t’u mbledhur.

Kulluri u shpreh për "Fax news" se Basha është në kushte të vështira psikologjike, duke i cilësuar të turpshme deklaratat e tij, ku ish-kryeministri Sali Berisha etiketohet si antiamerikan.

“Nëse do të mblidhen më shumë se 50% e delegatëve në Kuvendin e datës 11 dhjetor, Kuvendi i datës 18 dhjetor bie automatikisht. Të dyja mënyrat janë të parashikuara në statut për të thirrur Kuvendin, njërin e ka thirrur më shumë se 1/4 e anëtarësisë dhe tjetrin e ka thirrur kryetari i Partisë.

Zoti Basha duhet të jepte dorëheqjen, nëse në këtë Kuvend që sipas tij është antiamerikan, shkon pjesa më e madhe e Kuvendit. Zoti Basha është në një gjendje të vështirë psikologjike, është e tepërt ta komentosh, është e turpshme që të quash kriminel apo antiamerikan ish-kryetarin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tu. Të vjen ndot që ta komentosh këtë”, u shpreh Kulluri.

Duke e cilësuar Kuvendin e thirrur nga Berisha si gur themeli për fillimin e ri, Kulluri theksoi se PD nuk mund të jetë vetëm kryetari. Ai nënvizoi se në kë mënyrë ekzistenca e Partisë Demokratike është në rrezik.

“PD nuk mund të jetë vetëm kryetari, nëse nuk ka dhe këtë herë zgjedhje të ndershme, kjo do të ishte fundi i kësaj force politike. Është një rrezik për ekzistencën e PD, kur themi ekzistencë duam të themi që të bëjë rotacionin në zgjedhjet e vitit 2025. Ky Kuvend është realisht guri i themelit për një fillim të ri, që të jetë i matshëm dhe me rezultate të qarta”, tha më tej Kulluri.

Ky i fundit shtoi se me zgjedhjen e një kryetari të ri, PD duhet të nisë nga puna për të kthyer të gjithë personalitetet e larguar nga Basha, përfshirë Topallin apo Patozin.

 

Të fundit