Flash News

E-TJERA

18 familje në Laç jetojnë me frikë në pallatin me nivel dëmi DS4, kolonat mbajtëse janë të shkëputura

18 familje në Laç jetojnë me frikë në pallatin me

Pesë vite nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019’ës ,18 familje të pallatit 136 në Laç vazhdojnë të jetojnë me frikë në pallatin e  dëmtuar nga tërmeti i kalsifikuar me nivel dëmtimi DS4 .

Ata i janë drejtuar emisionit Fiks Fare , pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit. Ose në të shumtën e rasteve , u është thënë se nuk ka fonde. Ndërkohë që fondi është lëvruar në vlerën 19 milion lekë.

Me këtë rast grupi i xhirimit të Fiks Fare ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit për të parë nga afër gjendjen e pallatit 136. Banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë aty, thonë se deri para pesë vitesh në këtë pallat jetonin 18 familje, por që nga dëmtimi i tij nga tërmeti në këtë pallat jetojnë vetëm pak nga to. Arsyeja është se disa nga apartamentet janë të pabanueshme , sepse kolonat dhe shtyllat që e mbajnë objektin janë të shkëputura njëra nga tjetra. ” Mjafton të fryjë një erë e fortë dhe pallati lëkundet” shprehen banorët. Një gjë mjaft shqetësuese për ta ishte edhe ndërprerja e bonuseve të qirave  prej dy vitesh, bonuse këto të cilat i takonin çdo familjeje të prekur nga tërmeti, derisa në përfundomin e rikonstruksionit  të pallatit.

Banorët tregojnë  se para 1 muaji kishte qenë një kompani e cila kishte vendosur skelat për rreth mureve të pallatit. Kompania  kishte filluar të bënte vetëm suvatimin e plasaritjeve që duken nga jashtë. Përsa i përket shtyllave të dëmtuara e kolonave kryesore të pallatit nuk bënë asnjë ndërhyrje. e për më teper firma pohojnë banorët punoi vetëm 1 ditë.

Fiks Fare  në lidhje me këtë ankesë të banorëve u drejtua tek Drejtoria e Planifikimit ,Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë së Kurbinit për të mësuar mbi arsyet e mos ndërhyrjes në pallatit Nr. 136 me nivel dëmtimi DS4.

Në përgjigjen e saj, kjo drejtori sqaron se arsyeja e vonesës së fillimit të punimeve në pallatin 136, është pozicionimi i tij midis 2 objekteve të tjera, pasi pronarët e kateve të para  kanë penguar ndërhyrjen në këto ambiente.

Ky pallat, sipas bashkisë, i është nënshtruar analizës së thelluar nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka hartuar edhe projektin për përforcimin e tij.

Gjithashtu Bashkia Kurbin sqaron në përgjigjen e saj se bonusi i qirasë për këta banorë është ndërprerë, pasi Ministria e Financave ndërpreu subvencionet për qiratë e personave të dëmtuar nga tërmeti i 2019. Për këtë arsye bashkia u ka hequr bonusin që nga prilli i vitit 2023. Ndërkohë që po kjo bashki pohon se është lëvruar fondi për përforcimin e pallatit në vlerën 19 milionë lekë,pa tvsh. Por punimet ende s’kanë filluar.

Vetëm dy ditë pas interesimit të Fiks Fare në Bashkinë e Kurbinit, kjo e fundit filloi punimet  për përforcimin e kolonave të pallatit. Këto punimet do të zhvillohen në dy faza , faza e parë – përforcimi i kolonave të dëmtuara dhe suvatimi i pallatit , dhe faza e dytë ndërhyrja për brenda pallatit për rinovimin dhe përforcimin e koridoreve dhe apartamenteve të dëmtuara. TCH

Të fundit