Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
18 mln lekë për një logo të kopjuar, reagon TKOB: Nuk mbajmë përgjegjësi, s’kemi kapacitet për t’i verifikuar origjinalitetin

Teatri i Operës dhe Baletit ka reaguar pasi logoja e re e TKOB, me vlerë 18 milionë lekë, rezultoi të ishte plagjiaturë.
Në një njoftim për mediat, TKOB shkruan se si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja.
“Plagjiaturat janë një realitet i hershëm i krijimtarisë botërore, dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësish të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me angazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve”, thuhet në njoftim.
Madje, TKOB shton se nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, por do jetë vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.
Njoftimi i plotë:
Dje dhe sot ka qarkulluar në rrjetet sociale një imazh grafik, i cili është komentuar si i ngjashëm apo i njëjtë me logon e re të Teatrit të Operas. Në pamje të parë vërehet një ngjashmëri e madhe me logon e re të TKOBAP, ç’ka me të drejtë ngre dyshime të arsyeshme për një plagjiature.
Për këtë arsye po shpjegojmë më poshtë kontekstin dhe rrjedhën e procesit në të cilin TKOBAP është anagazhuar për këtë projekt, si edhe masat që pritet të ndërmerren në lidhje me këtë rast.
Në kuadrin e përurimit të rikonstruksionit të TKOBAP dhe rinovimit të imazhit të tij, më datë 20.11,2019, TKOBAP shpalli konkursin për krijimin e brand-it të ri, “NEËBRAND & BRANDBOOK & VIDEOKONCEPT I NEËBRANDI-it me fondin prej 1,537,500 lekë (1,845,000 lekë përfshirë TVSH-në), i cili doli si rezultat i ofertave të marra nga disa prej kompanive të marketingut në vend. Në kuadër të ketij konkursi, aplikantët duhet të dorezonin jo vetëm një logo, por një set produktesh marketingu si më poshtë:
• Koncepti dhe ideja e logos së re zyrtare të TKOBAP;
• Spot videokonceptual për Brand-in e TKOBAP;
• Sigla e identifikimit të TKOBAP-së, (audio&video) me të cilën kuptohet pjesa muzikore
• (e pa kënduar) e shoqëruar me pjesë vizuale, me kohëzgjatje të caktuar 15 sekonda;
• Sinjalistikat e objektit te institucionit TKOBAP, indoor dhe outdoor;
• Dizajni dhe prezantimi i:
Ø Posterave dhe billboard-eve
Ø Biletave;
Ø Veshjeve të personelit te biletarise, punonjësve te salles dhe te pritjes në hyrje;
Ø Suvenireve;
Ø Badge;
Ø Broshurave prezantuese;
Ø Kartvizitave;
Ø Materialeve Promocionale si bluza, mbajtëse celësash, kartolina, kalendarë,
Ø ftesa, etj;
Ø Stemës së TKOBAP;
Ø Etj;
Të gjithë këto elementë do të duhet të jenë të shoqëruara me një madhësi dhe lloj shkrimi të personalizuar.
Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme prestigjioze, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k, e cila sipas procedures, vuri në dispozicion set-in e lart-përmendur të produkteve të marketingut. TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja. Plagjaturat janë një realitet i hershëm i krijimtarisë botërore, dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me anagazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve. Prandaj, për të evituar këtë risk potencial, TKOBAP:
1. Ka përfshirë në kriteret e shpallura të ketij konkursi, pikën si vijon “…Punimet duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa I përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”, si edhe pikën si vijon “…Punimet dhe materialet do të dorëzohen të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre”.
2. Ka përfshirë në kontratën e firmosur midis TKOBAP dhe kompanisë fituese, parashikimin ligjor si më poshtë:
NENI 5 – DEKLARATA DHE GARANCI
1. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se të drejtat e kaluara TKOBAP-së në nenin 4 të kësaj kontrate, zotërohen në mënyrë të plotë dhe pa rezervë vetëm nga Pika Pro.
2. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se punimet dhe materialet janë origjinale, të pa publikuara si dhe mban përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të tyre.
3. Pika Pro deklaron dhe garanton TKOBAP-në se është përgjegjëse ndaj gjithë kërkesave që mund të ngrejë në cilësinë e kërkuesit dhe/ose të paditësit autori apo palë të treta në lidhje me krijimet vizuale, në lidhje me krijimet grafike vizive, si dhe në lidhje me cfarëdo lloj krijimi tjetër si pjesë përbërëse e Logos dhe NeëBrandit të TKOBAP-së sipas elementëve dhe zërave të parashikuara në nenin 2 të kësaj kontrate.
4. “Pika Pro” deklaron dhe garanton TKOBAP-në se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Çdo pretendim i ngritur nga ai vete, agjensi të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit apo palë të treta mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, do të jetë përgjegjësi e Pika Pro dhe TKOBAP është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.
3. Ka kërkuar dhe ka marrë nga ana e autorit, nënshkrimin e “Deklaratës së Autorsisë së Neë Brand-it të TKOBAP” nëpërmjet të cilës ky i fundit deklaron se të gjitha materialet që përbëjnë “Neë Brand-in” janë unike dhe krijimtari origjinale, të papublikuara, dhe në pronë të agjensisë “Pika Pro” si autor i vetem dhe posedues i të gjitha të drejtave ligjore që rrjedhin prej saj.
Në konkluzion të sa më sipër:
1. TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.
2. Paketa e propozuar nuk përfshin vetëm krijmtarinë e logos, por një sërë elementësh të cilët shoqërojnë “brand-in”, të përmendura më lart.
3. Vlera e fondit pasqyron çmimin e tregut vendas për këtë shërbim, nisur nga ofertat financiare të marra nga disa prej kompanive të marketing-ut në vend.
4. TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
