Flash News

E-TJERA

18-vjeçari humb kontrollin e makinës te Shkëmbi i Kavajës, përplas për vdekje punonjësin e gjelbërimit

18-vjeçari humb kontrollin e makinës te Shkëmbi i Kavajës,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Sipas policisë, një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Nga aksidenti u plagosën edhe dy vajza, pasagjere në automjet.

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit