Flash News

E-TJERA

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në kantierin e ndërtimit në Gramsh, arrestohet pronari i firmës

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në kantierin e ndërtimit në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në fshatin Holta të Gramshit, ku dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një masivi dheu në një kantier ndërtimi.

Viktimat janë shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Për pasojë, të rinjtë u zunë nga dheu dhe nuk mundën të mbijetojnë, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e firmës së ndërtimit, shtetasin Eduart Deliu, 45 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, njoftoi policia zyrtarisht.

Hetimet mbi ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik që ngritën sërish alarmin për mungesën e sigurisë në vendet e punës.

Të fundit