Flash News

E-TJERA

2 aksidente brenda pak orësh në Lezhë, një vajzë niset drejt Traumës

2 aksidente brenda pak orësh në Lezhë, një vajzë niset

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak orësh këtë të premte në Lezhë.

Raportohet se dy makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur, 2 prej të cilëve janë vajza. Njëra nga vajzat e lënduara është dërguar drejt Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

 Raportohet se 3 maturantë që udhëtonin në të njëjtin mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Të fundit