Flash News

E-TJERA

"2 mijë euro, lirë e paske gjetur", Berisha ironizon me meme tenderin e MB: Kapelë me sensor, 350 euro

"2 mijë euro, lirë e paske gjetur", Berisha ironizon me meme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK me 9 të arrestur në Ministrinë e Brendshme, lidhur me abuzimin me tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 27 milionë euro.

Berisha shprehet se në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 euro ndërsa për policin shqiptar kushton 350 euro. Sipas tij, ata që janë arrestuar kanë përgjegjësi, por përgjegjësit kryesor janë ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ëngjëll Agaçi.

"Kjo eshte vjedhje me 11 fish! Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme. Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend!" shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ish-lideri demokrat ka publikuar dhe dy meme, ku në një foto shfaqet Sandër LLeshaj me policinë dhe me bashkëbisedimin

- Sa e ke blerë këtë jelekun?
- 2000 euro
- Lirë e paske gjetur

Ndërsa, ka publikuar dhe një foto të një kapele policie me mbishkrimin: "Kapele me sensor 350 euro".

"2 mijë euro, lirë e paske gjetur", Berisha ironizon me meme"2 mijë euro, lirë e paske gjetur", Berisha ironizon me meme"2 mijë euro, lirë e paske gjetur", Berisha ironizon me meme

Të fundit