Flash News

E-TJERA

2 të rinj dhunojnë me grushte 4 nxënës në gjimnazin e Tepelenës

2 të rinj dhunojnë me grushte 4 nxënës në gjimnazin e

Një tjetër ngjarje e rëndë pranë një shkolle është regjistruar së fundmi në gjimnazin e qytetit të Tepelenës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle.

Policia ka proceduar penalisht dy të rinjtë Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit