Flash News

E-TJERA

2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital

2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Aeroportit 'Nënë Tereza'.

Mësohet se një fëmijë i moshës 2-vjeçare nga Holanda, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Rinas ku po qëndronte së bashku me prindërit e tij.

Sakaq bëhet me dije se fëmija ndodhet nën kudesin e mjekëve.

 “Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit