Flash News

E-TJERA

20 kg kokainë në vazot me lule/ Detaje nga arrestimi në Itali, si “ia hodhi” drejtësisë shqiptare Agim Kajmaku

20 kg kokainë në vazot me lule/ Detaje nga arrestimi në Itali, si

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë.

Ai është arrestuar më 27 maj në një operacion anti-drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. Kajmaku dhe grupi të cilit ai i shërbente ishin nën vëzhgim nga ana e policisë.

Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse dhe banesa në lagjen ku kryheshin bisedat dhe takimet për trafikun e drogës.

Autoritetet italiane kanë kërkuar gjithashtu informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me shtetasin Agim Kajmaku, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit.

Nëse lënda narkotike e sekuestruar do të hidhej në treg kapte një vlerën e rreth 1 mln euro. Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij, që gjithashtu u arrestua.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte. Ata kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.

Si “ia hodhi” Kajmaku drejtësisë shqiptare

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe rreth një vit më vonë u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash.

Ai i mohoi akuzat, të cilat më pas u vërtetuan nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Më pas ai u shkarkua nga drejtimi i bashkisë së Vorës nga KQZ.

Kajmaku u padit edhe për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij. Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër-arrest për ish-kryebashkiakun, ndërsa gjykata vendosi masën arrest me burg në mungesë.

Vetëm njëzet e katër orë pasi u arrestua teksa ishte për mjekim në një spital privat, ish-kryebashkiaku i Vorës u lirua duke u ngarkuar me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Të fundit