Flash News

E-TJERA

20 persona paraqiten në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi, dyshimet e para

20 persona paraqiten në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi,

Të paktën 20 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se të shtruarit në spital kanë shfaqur shenja helmimi. Policia është duket hetuar për ngjarjen.

Një nga dyshimet është se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit