Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
20 shkurti/ Mustafaj: Gjysma e pjësëmarrësve pa ngjyrime politike, Berisha po ndihmon ndjenjën e protestës
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj komentoi protestën e 20 shkurtit, ku deklaroi se gjysma e atyre që morën pjesë, ishin qytetarë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës.
I ftuar në News 24, ai tha se Sali Berisha, si lider historik i së djathtës shqiptare, e ka ndihmuar Partinë Demokratike.
“Protesta e 20 shkurtit ishte masive. Aty nuk kishte vetëm demokratë, por edhe persona të tjerë, që mendojnë se qeverisja e Edi Ramës është e keqe. Gjysma e protestuesve ishin qytetarë pa ngjyrime politike.
Tirana është ajo që e bën protestën e madhe, qyteti dhe rrethinat. Protesta na tregoi se demonstrata mund të mbahet edhe pa qenë Sali Berisha në drejtim. Demonstrata tregoi se PD ka aparat funksional, që mund të vihet në lëvizje, pa qenë Berisha në bilbil, që dëgjohet edhe përtej masës së demokratëve. Edhe bashkimi i grupit të deputetëve i ka shërbyer demonstratës. Unë besoj se SPAK-un e mbështesin qytetarët. Protestuesit mbështesin Berishën për rastin e tij, por janë pro SPAK-ut. Rasti i Berishës nuk i bën nder SPAK-ut.
Sipas meje, Berisha po ndihmon ndjenjën e protestës tek demokratët. Zemërimi në parlament ka lidhje me faktin se nuk ngrihen Komisionet Hetimore, nuk besoj se ka lidhje me Berishën”, tha Mustafaj.
Më tej, ai kritikoi Lulzim Bashën, duke u shprehur se ai është një politikan që nuk shkon në bazë.
“Enkelejd Alibeaj duket qartë se do të bëjë protagonistin tek Komisioni i Reformës Zgjedhore. Nuk e di si janë propozimet e tij. Unë kam qenë gjithmonë që Shqipëria të jetë një zonë dhe jo shumë zona.
Lulzim Basha ishte kundër që të ketë një zonë zgjedhore. Ai tha se nëse vendosim kështu, të rinjtë dhe zonjat do e kenë vështirë të hyjnë në politikë e se fitojnë vetëm “të vjetrit”.
Ky version i Bashës më është dukur i besueshëm. Por, Basha tani duket se po ndryshim mendim dhe e kam dëgjuar që ka thënë se është dakord që Shqipëria të jetë një zonë elektorale.
Përpos tjerash, Basha është politikan që nuk shkon në bazë. Nëse ai mendon se ndërkombëtarët mund ta sjellin në pushtet, gabohet. Unë besoj se shoqëria shqiptare është pjekur për të marrë vendimet vetë”, deklaroi ai.