E-TJERA

20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec, policia zbardh detajet

20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec, policia zbardh detajet

Një i ri 20-vjeç i ka dhënë fund jetës sot në mesditë në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

Policia sqaron paraprakisht se i riu dyshohet se është gjetur i varur në një zonë kodrinore të fshatit, pa shenja dhune.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Të fundit